Akademiku Mehmet Kraja e ka fituar edhe një mandat në krye të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Atij iu ribesua detyra në Kuvendin zgjedhor të rregulltë, derisa u zgjodhën dy anëtarë të rinj në Kryesi.
Justina SH. Pula, u zgjodh nënkryetare, teksa anëtar korrespondent u zgjodh Luan Mulliqi.
Njoftimi i plotë:
Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 9 dhjetor 2021, mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:
Akademik Mehmet Kraja, Kryetar
Akademike Justina SH. Pula, Nënkryetare
Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar shkencor
Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë
Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore
Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës
Akademik Rauf Dhomi, u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve./arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...