Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka mbajtur sot një konferencë për media ka folur për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës.
Në këtë konferencë, Aliu ka bërë të ditur se deri tash Kosova nuk ka qenë pjesë e as një korridori pan-evropiane, raporton arbresh.info
“ Kjo ka të bëjë më projektin për hekurudhën që lidh Prishtinën më Durrësin. Pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes dy qeverive në Elbasan. Pas vizitave që patëm në Itali që lidh më portin e Durrësit dhe zhvillimet e kësaj hekurudhe dhe pas vizitës në Bruksel ku e prezantuam këtë projekt morëm sinjal pozitivë dhe ky projekt po merr rrugë. Jemi në fazën ku tash mund të bëjmë një plan të hartimit të saktë ku do të na tregoj dhe koston e projektit. Si ministri në buxhetin për vitin 22 kemi nda një buxhet. Para se të hyjmë në faza më teknike po flasim për korridoret pan evropiane ku Kosova nuk preket. Detyrë e jona është të shtyjmë para hapjen e korridoreve të reja”, tha Aliu./arbresh.info/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...