Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit është organizuar një konferencë me temën “Transformimi i prokurimit publik”.
Nicholas J Giacobbe , nga Ambasada Amerikane në Kosovë në shënimin e ditës Kundër Korruosionit tha se: Luftimi i korrupsionit është rruga që duhet ndjekur Qeveria e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ai tha se pa gjykata të pavarura, Kosova nuk mund të shkoj përpara.
“Sot e kemi kryeministrin dhe përfaqësues të tjerë të gjithë janë të bashkuar për ta luftuar korrupsionin në Kosovë. Ngjarja e sotme tregon më se miri zotimi i Kosovës është kyç që pa Gjykata të pavarura nuk mund të shkoj përpara. Frymëzohen që po i shohë gjithë këta aktivist sot me ne. Kosova sot po shënon ndryshime thelbësore në prokurimin publik dhe këto janë të mirëseardhura. Prokurimi publik luaj rol në mposhtjen e korrupsionit”, tha Giacobbe.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, i ngarkuari me punë i Ambasadës së ShBA-së, Nicholas Giaccobbe dhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi. /arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare