Google ADS

UEFA dhe Rennes insistojnë se ndeshja kundër Tottenham duhet të zhvillohet siç është planifikuar

09:48 | 9 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Tottenham ende pritet të përballet me Rennes në “UEFA Conference League” të enjten, ka konfirmuar UEFA.

Lajmi vjen pasi Spurs kishte njoftuar se ndeshja nuk do të zhvillohet.

Në një deklaratë të lëshuar nga klubi i Londrës Veriore të mërkurën në mbrëmje thuhej:

“Mund të konfirmojmë se ndeshja jonë në shtëpi e Grupit G të ‘UEFA Conference League’ kundër Stade Rennais nuk do të zhvillohet pas një numri rastesh pozitive me COVID-19 në klub. Diskutimet janë duke vazhduar me UEFA-n dhe ne do të ofrojmë një përditësim të mëtejshëm për këtë ndeshje në kohën e duhur”.

Rennes, megjithatë, reagoi me zemërim në deklaratën e tyre. Skuadra e Ligue 1 këmbënguli se Tottenham kishte marrë vendimin për të shtyrë ndeshjen “në mënyrë të njëanshme” dhe jo me lejen e UEFA-s.

Sipas Charlie Eccleshare të Athletic, UEFA ende pret që ndeshja të luhet të enjten.

Duhet një përgjigje së shpejti, por sitata ende mbetet e paqarë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme