Katër gabime që bëjmë me mëngjesin dhe që dëmtojnë rëndë shëndetin

08:39 | 9 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Mëngjesi duhet të konsiderohet pjesa më e rëndësishme e ditës, sepse nga jep forcë dhe energji për të gjitha detyrimet që na presin.

Më poshtë po ju paraqesim gabimet më të shpeshta që njerëzit bëjnë gjatë mëngjesit, të cilat mund të kenë pasoja për shëndetin e tyre, transmeton portal arbresh.info

Shmangni mëngjesin

Duke anashkaluar mëngjesin, ju privoni trupin tuaj nga të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme që në fillim të ditës.

Vetëm kafe

Nëse pini kafe sapo të ngriheni, dhe më pas hani mëngjes, atëherë jeni duke i bërë një dëm të madh stomakut tuaj.

Mëngjes në “këmbë”

Ky variant është më i mirë se dy të mëparshmet, por gjithashtu jep vlera të vogla ushqyese.

Karbohidratet shpërbëhen shpejt në molekula bazë të sheqerit dhe niseshteja shndërrohet në glukozë, kështu që papritmas rrit nivelin e saj në gjak. Nivelet e ngritura të sheqerit në gjak janë shumë të këqija për organizmin, pra krijojnë rrezik për diabetin.

Disa nga karbohidratet që hani në mëngjes janë burim energjie, por kanë jetë të shkurtër.

Menjëherë pas këtij lloji të mëngjesit do të ndjeheni të uritur dhe do të keni nevojë për ëmbëlsirë, pasi niveli i sheqerit në gjak bie shumë shpejt.

Mëngjesi i pasur

Gabimi i fundit që bëjmë është një mëngjes me shumë produkte.

Një mëngjes i bollshëm me bukë, drithëra, mjaltë apo mish të kuruar, përmban shumë kalori dhe yndyrë dhe pas këtij mëngjesi do të ndjehemi sikur duam të flemë, dhe jo të fillojmë ditën.

Ekzagjerimi i mëngjesit nuk është asnjëherë i mirë.

Drithërat, të cilat ne shpesh i blejmë sepse duken të jenë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe të rekomanduara, kanë midis 30 dhe 40 për qind sheqer dhe çdo gjë mbi 15 për qind është shumë, sipas nutricionistëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme