Sot Lutfi Haziri i dorëzon Alban Hysenit detyrën e kryetarit të Gjilanit

08:02 | 9 Dhjetor 2021
F.T

Sot kryetari në largim i Gjilanit, Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet t’ja dorëzojë detyrën kryetarit në ardhje, Alban Hysenit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, që të dy shkuan në garë balotazhi, ku më 14 nëntor KQZ konfirmoi fitoren e kandidatit të Vetëvendosjes.

Nga 100% e votave të numëruara, Alban Hyseni fitoi 21 mijë e 374 vota, ndërkaq Lutfi Haziri arriti t’i marrë vetëm 20 mijë e 515 vota. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme