Monica Bellucci ka folur me hijeshi për plakjen, duke thënë se dëshiron ‘të plaket në mënyrë paqësore’ dhe nuk është ‘e fiksuar’ për të ruajtur figurën e saj në të 50-at.
Aktorja italiane, 57 vjeçe, ndau mendimet e saj për rritjen e moshës në një intervistë me revistën “Sunday Times Style”, duke thënë se preferon verën, makaronat dhe klasat e herëpashershme të Pilates sesa stërvitjet rraskapitëse dhe dietat kufizuese. “Unë nuk jam e fiksuar. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma, asnjëherë kaq e dobët, kjo është natyra ime. Dhe unë dua të plakem në një mënyrë paqësore”, tha ajo.
“Kur je 50 ose 60, nuk ke të njëjtat nevoja si kur je 20. Ti ndryshon, kur fëmija hyn në dhomë, shihni se gjëja e parë është ajo. Ne vijmë në vendin e dytë. Kjo na jep një tjetër perspektivë”. Ndërsa ajo sigurohet që të bëjë mjaftueshëm ushtrime fizike dhe të kujdeset pak se çfarë ha kur është duke punuar, ajo nuk shkon në ekstreme.
Aktorja zgjedh ta shikojë plakjen si diçka që do të ndodhë dhe sheh bukurinë në të. “Ka shumë momente të ndryshme në jetë. Kur je shumë i ri, ke atë që në Francë e quajnë “la beaute du diable”, bukurinë e djallit, e cila është thjesht e natyrshme, është bukuria e rinisë, bukuria e një momenti biologjik në jetën tënde. Dhe jeta vazhdon. Fiziku, plaket dhe ne duhet të merremi me këtë. Nuk mund të bëjmë asgjë. Në të njëjtën kohë jemi me fat, sepse nëse plakemi do të thotë se kemi jetë të gjatë. Ndërsa trupi zbret, shpirti rritet”, tregoi Bellucci./lapsi/
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...