Kurti: Vendimi i ShBA-së vërteton legjitimitetin e Policisë në komunën veriore të Mitrovicës

22:01 | 8 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimi të ShBA-së, për të vendosur sanksione ndaj Zvonko Veselinovic dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi i ShBA-së, vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës në komunat veriore.

“Vendimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale. Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional do t’i luftojmë nëpërmjet bashkëpunimit të zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët e partnerët tanë. Krimi i organizuar është rrezik i sigurisë kombëtare. Republika e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria e Republikës së Kosovë ka prioritet luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Kurti, raporton arbresh.info.

Policia e Kosovës javë më parë kishte marrë një aksion në veriun e Mitrovicës kundër krimit të organziaur. Disa persona ishin arrestuar dhe konfiskaur sasi e mallrave.
Ndërsa, ShBA ka marrë vendim për vendosjen e sanksionëve ndaj ndaj Zvonko Veselinovic dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës.

Ata akuzohen për krim të organizuar e mbështetje ndaj politikanëve të caktuar serbë në Kosovë, për të fituar në zgjedhje si këmbim për të pasur kontroll në biznese të caktuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme