Google ADS

Aksident i rëndë, makina bie në humnerë, vdes një 17-vjeçar

21:42 | 8 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Trebisht të Bulqizës, ku një automjet ka rënë rreth 50 metra poshtë rrugës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.

Policia bën me dije se një 17-vjeçar me iniciale F.P. ka humbur jetën si pasojë e aksidentit. Ndërsa shton se është plagosur në gjendje të rëndë një 20-vjeçar me iniciale E.T., i cili është dërguar në spital dhe po merr mjekim.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton Policia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme