Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi që SHBA-të vunë sanksione ndaj anëtarëve dhe krerëve të bandave kriminale të veriut, përfshirë Milan Radojiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin.
Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se ky është një lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën.
Ai ka thënë se ky vendim do të ndihmojë Kosovën për të luftuar krimin e organizuar.
“Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë, është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Haradinaj.
Vendimi i ShBA-së është përshëndetur edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani./arbresh.info/
Këto janë arsyet e sanksionit nga ShBA ndaj Zvonko Veselinoviqit dhe grupit të tij
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...