Presidenti rus Vladimir Putin gjatë ditës së sotme ka thënë se Rusia do t’i dërgojë propozime Washington-it brenda një jave për të vijuar bisedimet e tij me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden për Ukrainën një ditë më parë.
Putin u tha gazetarëve se bisedimet kishin qenë të hapura dhe konstruktive dhe gjëja kryesore ishte se ekzistonte mundësia për të vazhduar dialogun.
Por ai i quajti “provokative” sugjerimet se Rusia po planifikonte të sulmonte Ukrainën./reuters/arbresh.info/