COVID 19 po kthehet sërish në një makth në Premier League, teksa tashmë ka frikë se mund të ketë një tjetër mbyllje për stadiumet, çka do i kushtonte një tjetër dëm marramendës klubeve të fubtollit në Britani.
Vendimi për të mos lejuar tifozë të pavaksinuar në shkallët e stadiumit mund të mos mjaftojë, pasi situata duket tepër e rrezikshme, çka mund t’i detyrojë autoritet të mbyllë sërish dyert e stadiumit në javët e ardhshme.
Tek Tottenham u raportuan për 7 persona të prekur nga COVID dhe nuk përjashtohet mundësia që skuadra londineze të kërkojë shtyrjen e sfidës në fundjavë, por rregullorja e thotë qartë se një ndeshje në Premier League mund të shtyhet vetëm nëse një skuadër ka më pak se 14 lojtarë në dispozicion ose asnjë nga portierët e regjistruar.
Por, pavarësisht kësaj, Premier League do të marrë në konsideratë çdo apel që lidhet me COVID, diçka që e ka bërë dhe sezonin e shkuar, ku kishte raste të ndeshjeve që u shtynë për shkak të infektimeve në skuadra të ndryshme.
Po ashtu dhe ylli i Chelseat, Mateo Kovacic dhe sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney kanë rezultuar pozitiv në testet e kryera për COVID, por pa shqetësime serioze.
Në mbledhjen e së premtes, klubet janë paralajmëruar se duhet të përgatiten për një tjetër rast emergjence, çka nënkupton shtrëngimin e masave.Gjithçka do të përcaktohet në varësi të përhapjes së COVID, që është kthyer në shqetësim dhe në Gjermani dhe Holandë ku disa prej ndeshjeve janë zhvilluar me dyer të mbyllura.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...