I pyetur nga Prokurorja e Specializuar se pse mendon se deklaratat e personave që i ka shpërndarë më 17 shtator janë gënjeshtra dhe fabrikime, ish-kryetari i Organizatës së OVL e UÇK-së, Hysni Gucati tha se UÇK-ja nuk ka pasur asnjë shanse teorike të kryej ndonjë masakër apo vrasje. Për këtë sipas tij, e dinë edhe ndërkombëtarët dhe NATO, shkruan arbresh.info.
“Ju thatë se në materialet që i keni shpërnda më 17 shtator, ju kanë rënë në sy një numër gënjeshtrash apo fabrikimesh dhe unë ju pyeta ju se si erdhët në përfundim se informacioni në ato deklarata ishin gënjeshtra dhe fabrikime”, pyeti prokurorja
“UÇK-ja nuk ka pasur shanse teorike të bëjë asnjë masakër, asnjë vrasje ndaj qytetarëve serbë, apo ndaj dikujt”. Këtë dinë mirë e dhe forcat e NATO-s dhe gjithë ndërkombëtarët se UÇK-ja nuk ka pasur teori, as praktikë e forcë që të bëjë një gjë të tillë. Unë kam ardhur në përfundim se kjo është një gënjeshtër”, u shpreh Gucati.
Po ashtu prokuroria e pyeti Gucatin nëse kishte identifikuar në dokumentet që i kishte shpërndarë personat të cilët kanë dhënë ato deklarata kundër UÇK-së.
“Ju i keni shpërnda me datë 17 shtator emrat dhe deklaratat e njerëzve, të cilëve ju keni besuar se këta njerëz ju kanë dhënë informacion të rremë, fabrikime autoriteteve hetuese”, tha prokurorja.
Mirëpo Gucati tha se nuk e ka asnjë ide se kush mund të jenë ata persona, pasi nëse do i dinte emrat do kërkonte seancë private dhe do i tregonte.
“Asnjë emër nuk e kam përmend aty, sepse televizioni ku unë kam dhënë këtë intervistë është publik nuk kam përmend asnjë emër, kam lexu sepse më ka ra në sy një deklaratë që më ka befasu. Kështu kam thënë, as nuk e kam njohur askënd aty.
Prokuroria: Dhe këto gënjeshtra sipas jush i kanë bërë njerëzit të cilëve sipas jush u keni besuar?
Këto gënjeshtra i kanë bëra ata që kanë dashur t’i bëjnë. Unë po them nuk i njohë ata njerëz, po t’i kisha njohur do kisha kërkuar seancë të mbyllur dhe do i përmendja këtu. Me sinqeritetin më të madh nuk i njohë, por në bazë të deklaratës dhe të fjalëve të tyre, kanë gënjy, përderisa nuk del diçka e vërtetë në shesh.
Prokuroria: Si e keni vlerësuar ju që deklaratat që i keni lexuar të këtyre njerëzve kanë përmbajtur gënjeshtra?
Gucati: Gjatë kohës kur Serbia ka qenë okupuese në Kosovë që i a zënë rob, ka mundësi që kanë dhënë intervistë gjatë atyre viteve, apo kanë gënjye./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...