Pas gjashtë dështimesh më në fund, Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur që të diskutoj rendin e ditës.
Mbledhja e thirrur për në ora 12:00 po vazhdon të mbahet e mbyllur, raporton arbresh.info.
Prezent pas disa mungesave është edhe vetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Në këtë mbledhje është paraparë të diskutohet për përgatitjen e seancës së ardhshme plenare.
Ky është rendi i ditës: që do po diskutohet në kryesi:
– Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
– Përgatitjet për seancën e radhës:
– Deklarimet jashtë rendit të ditës,
– Pyetjet parlamentare,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Amendamentimit nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Zvicrës përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zviceranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbi programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e këmbimit të notave diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas Aktit për ndihmë të jashtme të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve të armëve mes Kosovës dhe SHBA-së,e
– Propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Kosovë,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbeturina,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për bujqësi dhe zhvillim rural,
– Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për 2022,
– Shqyrtimi i Raportit vjetor të KQZ-së për 2020./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...