Cilësia e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë dhe strategjia nacionale për ruajtjen e funksionalitetit të sistemit shëndetësor të Kosovës, ishte temë diskutimi ndërmjet krerëve të sistemit shëndetësor dhe Fakultetit të Mjekësisë.
Aty u tha se rëndësia e përgatitjes në aspektin shkollor, ndikon pozitivisht në të ardhmen e sistemit shëndetësor.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se synim i tyre është ruajtja e trurit shkencor, duke shtuar se duhet të përgatiten më mirë në mënyrë që në të ardhmen të ketë mjekë të mirë.
“Që nga dita kur e kam pranuar detyrën e ministrit, kam vepruar tri çështje të rëndësishme. E para, ne duhet ta ruajmë mendjen dhe trurin shkencor. E dyta, është që atë që e kemi këtu ta ruajmë, për mua është paradoks që kemi investuar në krijimin e njerëzve tanë që na edukojnë, e kur i bën 65 vjeç i themi faleminderit, pra është një formë që po e largojmë trurin tonë dhe është fatkeqësi që në shumë dhe ne klinikën e Kirurgjisë nuk ka nivel të doktorit dhe e treta duhet t’i përgatisim studentët më mirë në mënyrë që në të ardhmen të kemi mjekë të mirë”, tha Latifi.
Latifi tha se bota ka filluar operacionet me robotë, ndërsa në Kosovë, ende janë listat e pritjes së pacientëve për t’u futur në operim.
Suzana Manxhuka-Kërliu, dekane e Fakultetit të Mjekësisë në UP, tha se çdo vit aplikojnë mbi 2 mijë studentë për 420 vende të lira në këtë fakultet.
“Çdo vit afro 2 mijë studentë aplikojnë për rreth 420 vende të lira, ku ky aplikim rezulton me pranimin e studentëve më kualitativ dhe të cilësisë së lartë. Gjithashtu të diplomuarit të Fakultetit të Mjekësisë janë profesionist shumë të suksesshëm ndërkombëtarisht. Misioni i fakultetit të Mjekësisë është kultivimi i humanizmit, ndershmërisë dhe sinqeritetit”, tha Manxhuka-Kërliu, teksa shtoi se vlerat themelore të fakultetit të Mjekësisë janë humanizmi.
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve, tha se kanë një pasqyrë reale se nga duhet të shkojë edukimi i gjeneratave të reja, në mënyrë që sipas tij, ta ruajnë brumin.
“Duke iu falënderuar bashkëpunimit me fakultetin e Mjekësisë ne kemi arrit që të kemi një pasqyrë të pastër se nga duhet të ecë edukimi i gjeneratave të reja dhe ta ruajmë brumin me të vlefshëm që kemi, ku për gjatë këtyre dy viteve nuk kemi gjet, porte hyrëse të nivelit politik apo të Qeverive të kaluara, dhe besoj se kjo tryezë do na ndihmojë sado pak që të na jap një pasqyrë reale në mënyrë që politika të ndërmarrë hapa konkret”, tha ai.
Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se ngritja e cilësisë duhet të fokusohet në disa fusha, siç janë ngritja e cilësisë duke zhvilluar standardet bazike e deri te menaxhimi më efikas i edukimit post-diplomik.
“Kam përzgjedhur disa fusha në të cilat mundësojnë se do të duhej fokusohemi sa i përket rritjes së cilësisë, dhe ato kanë të bëjnë me qasjen e mësimit duke zhvilluar standarde bazike si dhe duke synuar rritje të cilësisë, pastaj metodat shkencore të përzgjedhura gjatë shkollimit bazik dhe specialistik, përmbajtjen e mësimit post-diplomik që ka të bëjë me kurrikula të cilat i ndjekin studentët tanë në studimet post-diplomike, dhe e fundit jo pak e rëndësishme do të duhej të ketë një menaxhim më efikas të edukimit post-diplomik, duke vendosur normal standarde dhe kritere të zhvillimit të cilësisë”, tha Krasniqi./eo/
Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Kontrolle në katër shkolla në Mitrovicë, sekuestrohen thika ...
Artiola Toska shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçar...