Ligjvënësit amerikanë në përpjekje për të zmbrapsur Rusinë kanë propozuar ndarjen e 300 milionë dollarëve për Ushtrinë e Ukrainës nën Iniciativën e Mbështetjes së Sigurisë.
Projektligji i Mbrojtjes është miratuar në mbështetje të dy partive. Ky legjislacion pritet të miratohet më vonë gjatë kësaj jave edhe në Senatin amerikan.
Ky Projektligj anashkalon një propozim për të vendosur sanksione mbi gazsjellësin rus “Nord Stream II”.
Ligjvënësit po ashtu hoqën dorë nga një amendament që kishte për qëllim ndalimin e shtetasve amerikan të blinin borxhin sovran rus.
Sipas kësaj ndarje financiare, 4 miliardë dollarë janë dedikuar për Iniciativën për Mbrojtje Evropiane dhe 150 milionë dollarë për bashkëpunimin e sigurisë në Baltik.
Po ashtu, ky Projektligj ka për cak Kinën me 7.1 miliardë dollarë të ndara për Iniciativën e Paqësorit për Parandalim një deklaratë nga Kongresi për mbrojtjen e Tajvanit dhe një ndalesë nga Departamenti i Mbrojtjes për të mos blerë produkte të prodhuara në rajonin kinez Ksinjiang.
Në fund, sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kina po kryen gjenocid ndaj ujgurëve dhe minoriteteve të tjera myslimane në rajonin e Ksinjiangut, ku dy milionë persona janë dërguar në kampe të ndalimit. /Telegrafi/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut