Italiani gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Kamzë

09:19 | 8 Dhjetor 2021
V. S.

Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli në Kamzë mëngjesin e së mërkurës.

Mësohet se 71-vjeçari me iniciale A.S., është gjetur nga shërbyesit e hotelit.

Nga vëzhgimi paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet për arrest kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /ora news/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme