Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçares nga Kamenica që u godit për vdekje nga vetura në Zvicër

08:44 | 8 Dhjetor 2021
L G

28-vjeçarja me prejardhje nga Kamenica, Fjoralba Kallaba, që u godit për vdekje nga një veturë në Cyrih të Zvicrës, do të varroset sot.

Familjarët e saj kanë njoftuar se lamtumira e fundit Fjoralbës do t’i jepet në orën 10:00 në Friedhod, Witikon, në Cyrih.

Ajo u godit të shtunën mbrëma nga një veturë dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Mediat në Zvicër bën të ditur se Policia është duke e hetuar aksidentin dhe duke kërkuar dëshmitarë lidhur me të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme