8 shenja që tregojnë se trupi juaj nuk po merr ujë mjaftueshëm

23:04 | 7 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Lëngjet që merr trupi jonë ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë trupin që të qëndrojë i shëndetshëm dhe aktivë.

Ne humbasim ujin gjatë gjithë ditës, duke e avulluar atë kur marrim frymë, qajmë dhe djersijmë. Trupi ynë e eliminon ujin përmes urines, transmeton portal arbresh.info

Për të ruajtur funksionimin normal, trupi përpiqet të kompenzojë sasinë e humbur të ujit.

Ne rimbushim lëngjet e trupit, duke pirë pije dhe duke ngrënë ushqime të pasura me ujë.

Shenjat që jep trupi kur kemi mungesë të uji janë:

Kokëdhembja

Dehidratimi mund të shkaktojë migrenë, veçanërisht nëse jeni të predispozuar për këtë lloj dhimbje koke. Kjo është arsyeja pse ndjesitë e dhimbshme në kokë mund të lehtësohen pasi të keni pirë një gotë ujë të thjeshtë.

Goja e thatë

Marrja e pamjaftueshme e ujit mund të zvogëlojë prodhimin e pështymës, e cila normalisht hidraton gojën tuaj. Kjo shkakton ndjesi të pakëndshme në gojë dhe erë të keqe.

Ndryshimet në urinë

Kur nuk pini ujë mjatueshëm, trupi juaj përpiqet të kursejë ujin, duke reduktuar sasinë e urinës. Për më tepër, kjo urinë bëhet shumë e koncentruar, gjë që e bën atë më të verdhë se normalja.

Përgjumja

Është e zakonshme që dehidrimi i bën njerëzit të ndihen të përgjumur gjatë gjithë kohës, edhe pas gjumit të qetë të natës.

Spazmat e muskujve

Me mungesën e ujit humbisni kripërat. Nëse këto humbje mbeten të pakorrigjuara, ekuilibri i elektroliteve në organizëm mund të prishet, gjë që ndonjëherë shkakton ngërçe të muskujve në gjymtyrë.

Marrëmendje

Mund të ndiheni të trullosur dhe kokëfortë për arsye të shumta. Mungesa e ujit është një prej tyre.

Lodhje ekstreme

Kur jeni të dehidratuar, mund të ndiheni të rraskapitur, edhe nëse nuk keni qenë të angazhuar në aktivitete të forta fizike.

Rrahjet e zemrës

Në rastet e avancuara, dehidrimi bën që zemra të rrahë shumë shpejt për të kompensuar rënien e presionit të gjakut, e cila ndodh për shkak të humbjes së rëndë të lëngjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme