Ka ardhur reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me paraqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, ku emri i Kosovës ishte me fusnotë.
Si reagim ndaj raportimit në medie për këtë gjë, sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se kjo është pasojë e qeverive të kaluara.
“Pra, Lëvizja VETËVENDOSJE! që ishte kundër kësaj marrëveshje dhe se koha e dëshmoi se ajo nuk është fluskë bore duan t’ja hedhin koston vetëm pse e kemi kundërshtuar, pra nuk e shikojnë fusnotën në raport me Republikën, por vec në raport me VV-në. Pasojat që i kanë lënë Kurtit nuk janë përgjegjësi e tij, përkundrazi qeveria aktuale po bën përpjekje për të dalë nga logjika e fusnotës”, ka shkruar Maxhuka.
Ai po ashtu ka thënë se po të ishte VV në pushtet nga ajo kohë, nuk do të kishte as fusnotë e as marrëveshje që flasin për rregullim të brendshëm.
“Po të ishte VV që nga ajo kohë në pushtet nuk do të kishte as fusnotë e as marrëveshje që flasin për rregullim të brendshëm. Duhet parë çka thoshte ky portal e të tjerë në protestën tonë që kishim ndaj kësaj marrëveshje”, ka shkruar ai në Facebook.
Kryeministri Kurti ka qëndruar sot në Bruksel, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë atje. Takimi është zhvilluar në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit./arbresh.info/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra