Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se tash për tash nuk ka gatishmëri nga Kosova dhe Serbia për një rifillim të dialogut me këtyre dy shteteve.
Këtë deklaratë Borell e bëri në konferencën para medieve bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe komisionerin për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi në Bruksel.
I pyetur nëse do ketë një takim për një Borell: Tash për tash Kosova e Serbia s’janë të gatshme, por do mundohemi të bëjmë çfarëdo që mundemi për një rifillim të dialogutmes Kosovës dhe Serbisë, shkruan arbresh.info.
“Për aq sa kuptoj unë, nuk ka gadishmëri në këtë moment. Por viti ende nuk ka përfunduar. Ne do vazhdojmë të bëjmë çfarëdo që të mundemi për të organizuar një takim të tillë, nëse mund të sigurojmë që do të ketë një lloj rezultati. Nuk mund t’i detyrojmë palët, thjeshtë mund tu kërkojmë që të angazhohen në mënyrë konstruktive, por duhet të menaxhojmë energjitë tona ;politike, duke u bazuar dhe duke u varur në një rezultat më konkret”, tha Borell./arbresh.info/
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...