Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk në Forumin për Ballkanin Perëndimor me moton “Është koha për kthimin e besimit”, thotë se kryesimi i Bullgarisë me Bashkimin Evropian në vitin 2018 e vendosi si prioritet të rëndësishëm integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe mendoj se është koha që seriozisht të mendojmë se si do të kthehet besimi që u humb”.
“Bisedimet mes Bullgarisë dh Maqedonisë së Veriut duhet të jenë miqësore. Pas 15 viteve që nga anëtarësimi i vendit tonë në BE, personalisht besoj fuqishëm se Bullgaria mund të dëshmohet si lidere rajonale me modelin e vet dhe me përvojë, të shërbejë si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak se njëra ndër interesat e Bullgarisë është që edhe Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e civilizimit – Familjes së Bashkimit Evropian. Për ne liberalët, prioritet është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së”, u shpreh Kyuchyuk.
Sipas tij, bisedimet historike janë të rëndësishme dhe se duhet të ketë prioritetet.
Ai theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të merr pjesë aktive në debat, në mënyrë të barabartë, në procesin e marrjes së vendimeve për anëtarësim në BE./Telegrafi/
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...