Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në konferencën e përbashkët për media me krye diplomatin Evropian, Josep Borrell dhe kryeministrin Kurti, foli për integrimin e Kosovës në tregun rajonal si dhe përshpejtimin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan arbresh.info.
“Tema e parë që do ta përmendja është bashkëpunimi i rajonal dhe dialogu Prishtinë-Beograd që e kemi diskutuar gjegjësisht dhe duhet ta përshpejtojmë paksa që i gjithë rajoni të përfitoj nga mundësit e konsiderueshme të investimeve nga plani i investimeve ekonomike për Ballkanin Perëndimor, pra e njëjta strategji e rritjes që është ofruar për vetë shtetet anëtare të BE-së, dhe ky pasqyron prioritetet e politikave tona siç janë transporti qëndrueshëm, energjia, arritja e qëndrueshme dhe punësimi gjatë diskutimeve tona të sotme inkurajova Kosovën që të shfrytëzoj plotësisht mundësit e këtij plani ekonomik dhe investiv dhe kjo do të thotë përshpejtimin, intensifikimin e përgatitjeve për identifikimin e iniciativave madhore ashtu që investimet në lidhshmëri efiqience të energjisë të mund të shkojnë krah për krahu me gjitha këto”, tha Varhelyi./arbresh.info.
Burimi e ndihmon Anisën të pastrohet
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...