Google ADS

Një person i vdekur si pasojë e një aksidenti në Lezhë, autori u largua nga vendi i ngjarjes

11:59 | 7 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Një aksident me pasojë vdekjen u shënuar ditën e djeshme në rrugën rurale Torovicë, Lezhë.

Një i riu, duke drejtuar mjetin e tij tip ‘Benz’ aksidentoi një 71-vjeçar, këmbësor, i cili si pasojë e aksidentit ndërroi jetë!

26-vjeçari, pas aksidetit braktisi mjetin dhe u largua nga vendngjarja, ndërsa sot është arrestuar në flagrancë nga policia.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë ndalimin e shtetasit M. D., 26 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën rurale Torovicë, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetas 71 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Pas aksidentit, 26-vjeçari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja”, njofton policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./tch

Të ngjashme