Më shtrëngim të fort duarsh dhe një përqafim të ngrohtë ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ia dorëzoi edhe zyrtarisht sot mandatin e kryetarit të ri të kësaj komune, Përparim Ramës.
Rama pritet t’a udhëheqë kryeqytetin e Kosovës për katër vjetët e ardhshëm.
Pas dorëzimit të detyrës tek Rama, Ahemti pati një mesazh për të, shkruan arbresh.info.
Ahmeti tha se ka mik Ramën dhe sa herë ka shkuar në Londër, është pritur nga ai.
“ Kam kënaqësinë me prit dhe me ja dorëzuar mandatin mikut tim Përparimit. Kjo pozitë është ma e vështira Përparim. Dje të thash flejë sonte se për 4 vjet pak gjumë do të keni. Sa herë jam shku në Londër Përparimi më ka prit dhe përcjell. Unë i uroj suksese dhe prej zemre i uroj suksese si kryetar të ri”, tha Ahmeti.
E kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama tha se është i vetëdijshëm që ka sfida të mëdha përpara.
” Është kënaqësi e përgjegjësi e madhe. Më Shpendin njihemi moti dhe do të kemi raporte të mira. Prishtina është një qytet unik dhe dashuria për Prishtinën është ajo që na bashkon të gjithëve. Bashkimi i të gjithëve është një sfidë që duhet të kalojmë. Faleminderit për bashkëpunimin besoj që do të komunikojmë”, u shpreh Rama pas marrjes së detyrës si i pari i Prishtinës./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë