Google ADS

Burrat shkaktojnë më shumë stres se fëmijët, thotë studimi i fundit

08:19 | 7 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Në një sondazh të kryer nga “Today”, gratë janë pyetur se kush shkakton stres më shumë, fëmijët apo burrat.

Rezultatet treguan se shumica e grave e “matnin” stresin e tyre me 8.5 pikë nga maksimumi 10 dhe 46 për qind e tyre thanë se burrat ose partneri i streson ato më shumë se fëmijët, transmeton portal arbresh.info

Sikurse edhe pritej, gratë ankoheshin për mospjesëmarrjen e tyre në puënt e shtëpisë.

75% e tyre kanë deklaruar se ndihen sikur të gjitha punët e shtëpisë, por shpesh edhe ato prindërore, kanë të bëjnë vetëm me to, sepse në të kundërtën nuk do të kryhen.

Mestararisht, një e pesta grua tha se burri i shkakton më shumë stres, pikërisht për ndihmën që nuk jep gjatë ditëve të përditshme.

Një tjetër gjë që i shqetëson është sjellja e partnerit.

Domethënë, siç thanë nënat, partnerët e tyre shpesh sillen më keq se fëmijët, kështu që vetë fëmijët i perceptojnë si miq dhe burim argëtimi, ndërsa nënave u mbetet ai roli i palakmueshëm që përfshin ashpërsinë dhe marrjen e vendimeve jo aq argëtuese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme