Këtë të hënë në Itali kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja në lëvizjen e personave të pavaksinuar. Shtetasit vendas dhe të huaj të moshës mbi 12 vjeç duhet që të paraqesin certifikaten e gjelbër të vaksinimit me dy doza ose testin që dëshmon që janë negativë ndaj koronavirusit në mënyrë që të lejohen të udhëtojnë në transportin publik apo të lejohen në restorante apo ambiente te tjera publike.
Prej kësaj të hëne ata që nuk janë vaksinuar apo nuk paraqesin një test të vlefshëm negativ ndaj Covid-19 nuk do të mund të pinë kafe në banakun e një lokali dhe as të ulen në restorant, madje as jashtë nuk do të lejohet po ashtu aksesi në bare, restorante, kinema, teatro dhe disko.
Vijon detyrimi për mbajtjen e maskave në fytyrë në ambientet e jashtme dhe ato të brendshme përjashtuar rastet kur konsumohet ushqim. Policia italiane është shfaqur nëpër stacionet e metrove, autobusëve dhe trenave për të kontrolluar nëse pasagjerët kanë dokumentacionin për masat e reja ndaj Covid-19 në mënyreë që të lejohen që të udhëtojnë.
Edhe pasagjerët nga Shqipëria janë lejuar që të udhëtojne drejt Italisë, jo për qëllime turistike por për vizita shëndetësore dhe arsye të tjera thelbesore duke paraqitur në pikat e kontrollit në aeroportin e Rinasit apo në ato italiane gjatë kthimit certifikatën e vaksinimit me vaksinat e njohura nga Agjencia Europiane e Barnave ose një test të shpejtë antigjen i vlefshëm për 48 orë ose tamponin, i vlefshëm për 72 orë. Vlera e testit të shpejtë që pasagjerët e pavaksinuar nga Shqipëria apo shtete të tjera kanë paguar rezulton rreth 20 euro për person i realizuar në ambientet e posaçme të aeroporteve italiane.
Krerët e pushtetit lokal në Itali me hyrjen në fuqi të dekretit të ri i quajtur ndryshe Super Green Pass kanë kërkuar një “moratorium” për “të lejuar të gjithë të shkojnë në shkollë” . Sipas tyre nuk është e drejtë që studentët e pavaksinuar të paguajnë 3 herë në javë për një tampon.
Ndërkohë në Itali infeksionet me koronavirus vazhdojnë të rriten. Ka më pak shtrime në spital, por Covid-19 është shfaqur kohët e fundit me forma më të rënda tek fëmijët. Sipas shifrave të Ministrisë italiane të Shëndetësisë këto masa shtrënguese kanë detyruar rreth 390 mijë persona të rinj të vaksinohen në dy javët e fundit. Është e qartë sipas ekspertëve italiane që nëse do të ruhet kjo lloj rritjeje e numrave të të vaksinuarve, brenda dy muajve në vijim do të mbeten vetëm ata që nuk duan të vaksinohen pavarësisht masave të reja shtrënguese.
Aktualisht janë 10 raste të variantit Omicron të verifikuara në Itali. Ndërkaq në Japoni rasti i tretë me llojin e ri të virusit Omicron u verifikua tek një shtetas japonez nga Italia./tvklan/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%