Një vullkan indonezian u aktivizua sërish të hënën, duke nxjerrë re hiri, dy ditë pas një shpërthimi nga i cili vdiqën të paktën 22 njerëz dhe dhjetëra të tjerë mbetën të zhdukur.
Mali Semeru, më i larti në ishullin Java, shpërtheu të shtunën, duke lëshuar një vijë të lartë hiri në qiell që mbuloi fshatrat përreth.
Qendra e Indonezisë për Vullkanologjinë dhe Zbutjen e Rrezikut Gjeologjik përmes llogarisë së saj në Twitter, paralajmëroi për aktivitet të vazhdueshëm sizmik.
“Semeru është një nga vullkanet më aktivë në Indonezi. Para dhe pas shpërthimit të 4 dhjetorit, ai do të vazhdojë të jetë aktiv,” tha për Reuters Liswanto, kreu i Observatorit të Vullkanit Semeru.
Disa banorë u kthyen në shtëpitë e tyre për të kontrolluar gjërat dhe bagëtinë, por Liswanto u kërkoi njerëzve të mbanin distancë të sigurt, transmeton Klankosova.tv.
“Njerëzit duhet të jenë më vigjilentë sepse kërcënimi i mundshëm është ende.” shtoi ai.
Njerëzit kanë postuar foto të të dashurve të humbur në Facebook, me lutje për informacione rreth vendndodhjes së tyre. Duke ndërlikuar logjistikën dhe përpjekjet e shpëtimit, rrjedhat e llavës nga shpërthimi i së shtunës shkatërruan një urë që lidh dy zona në rrethin e Lumajang me qytetin e Malang.
Semeru është një nga më shumë se 100 vullkanet aktive në Indonezi, një vend që shtrihet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik që qëndron mbi pllaka të shumta tektonike.
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...