Google ADS

Besim Hasani: Majlinda Kelmendi është aset, na e kanë zili 50 për qind e shteteve

00:19 | 7 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Ish kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka folur rreth ceremonisë së pensionimit nga sporti i xhudos të Majlinda Kelmendit.

Ai tha se gjenerata e tanishme në vend është me fat që po jetojnë në epokën e Majlinda Kelmendit, sepse sipas tij, ajo është xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë e femrave.

Sipas Hasanit, Kelmendi është një aset për Kosovës, dhe se për të, vendit ia kanë zili mbi 50 për qind e shteteve ekzistuese.

“Majlinda është një aset, na kanë zili mbi 50 për qind të shteteve që ekzistojnë, sepse ato nuk kanë arritur ta përgatisin një sportist kaq shumë medalje”.

“Ajo ka diku 29 medalje të arta, gjashtë të argjendta, nëntë të bronzta. Nuk ka medalje që ajo nuk e ka arritur, ndërsa sot ishte një ceremoni për ta përmbyllur në mënyrë solemne një epokë në të cilën Majlinda ka shkëlqyer”, është shprehur Hasani, në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Ndërsa, sa i përket profesionit që Majlinda Kelmendi do ta nis, atë të trajneres së xhudos, Hasani tha se tashmë ajo është e përgatitur për këtë, teksa shprehet i bindur se ajo do ta tregojë suksesin që e ka treguar si sportiste deri tash.

“Deri sa janë zhvilluar trajnime, derisa është shkuar në kampe të ndryshme për të ndjekur seminare për trajner, në vazhdimësi prezente ka qenë edhe Majlinda. Tash, Majlinda veçse është e përgatitur që me sukses t’i përvishet profesionit të ri dhe unë jam i bindur se ajo do ta tregojë suksesin që e ka treguar si sportiste tash edhe në cilësinë si trajnere”, është shprehur Hasani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme