“Berisha, lideri i vërtetë i PD në 8 vite”

21:44 | 6 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Sali Berisha ka qenë lideri i vërtetë i Partisë Demokratike në këto 8 vite edhe pse partinë e ka udhëhequr Lulzim Basha”.

Kjo ishte deklarata e analistit Redi Shehu për “Noë” në Euroneës Albania. Sipas tij Berisha ka qenë një ndër influencuesit më të mëdhenj dhe më të fortë në politikat kryesore të PD-së.

“Masa që iu bind Berishës, që të votonte një humbës si Basha, që të ndërtonte të gjitha strukturat, e njëjta masë u zhvendos po me urdhër në ekstremin tjetër tre muaj më vonë, çka vërteton që z. Berisha vërtetë kishte kontroll dhe ka kontrollin e PD-së,” – argumentoi analisti.

Ndërsa nënvizoi se Foltorja e Berishës nuk ndikon në institucionet amerikane, theksoi se ish-kreu i PD-së, nuk po i bën këto organizime për demokratizimin e partisë, por referuar tërësisht çështjes “non-grata”.

Shehu solli në vëmendje distancën mes Kuvendit të korrikut dhe iniciativës së foltores që është vetëm tre muaj, situatë që vërteton se nëse Berisha do shqetësohej për ringritjen e partisë, iniciativën për Foltoren do e kishte marrë menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme