Osmani: Majlinda është heroina dhe krenaria e vendit tonë

18:32 | 6 Dhjetor 2021
KRG

Sot, xhudistja  legjendare e Kosovës Majlinda Kelmendi, me një ceremoni shtetërore, është pensionuar nga Xhudo profesionale.

Gjatë ceremonisë, Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka thënë se Mjalinda Kelmendi është heroina e vendit tonë.

“Majlinda është ëndrra jonë e realizuar, është në të vërtetë heroina e jonë”

“Ajo është e para e cila i dha jehonë vendin tonë të vogël” – ka thënë  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Ka fituar çdo gjë që mund të fitohet. Falë përkushtimit te saj, flamuri i Republikës së Kosovës valoi në Rio.  Pa Majlinden dhe perkushtimin e saj, sot nuk do ta kishim as Distrian e Noran. Ajo dëshmoi se nuk ka shtete të vogla që nuk mund të kenë sukses”- ka shtuar Presidentja.

Osmani shtoi se Majlinda  është fokusuar të shënojë karrierë të bujshme me shtetin  e Kosovës, duke refuzuar oferta të shumta me shuma të mëdha nga vendet e ndryshme të botës.

“Majlinda nuk u josh nga ofertat e shteteve të shumta, por i qëndroi besnike shtetit të saj Kosovës. Së bashku me trajnerin Driton Kuka, ajo e bëri një punë të jashtëzakonshme duke prezantuar vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Osmani.

Majlinda ka pasur një histori të madhe në skenën botërore të xhudos, ku ka arritur t’i grumbulloj plotë 44 medalje, 29 të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.

Kelmendi do të pensionohet me një arkë plotë medalje të ndryshme, si kampione Olimpike, Kampione Botërore dhe Kampione Kontinentale.

Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mirë shqiptare, grua apo burrë dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë olimpike historike për Kosovën në “Rio 2016”.

Ndërsa në fund, ajo ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike në Tokio, ku fatkeqësisht  shënojë disfatë në rrethin e parë në kategorinë deri në 53 kilogram. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme