Ish-ministri austriak i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, është betuar si kancelar i ri i Austrisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nehammer, anëtar i Partisë Popullore Austriake (OVP), është kancelari i tretë i zgjedhur brenda tre muajve pas skandalit të korrupsionit që përfshiu ish-kancelarin Sebastian Kurz.
Me një ri-organizim të kabinetit, ministrat e rinj të financave, arsimit, punëve të brendshme dhe punëve të jashtme po ashtu u betuan gjatë ceremonisë së inaugurimit në Pallatin Hofburg, rezistencën zyrtare të presidentit Alexander Van der Bellen.
Duke folur në ceremoni, Van der Bellen tha se çështja më e rëndësishme në agjendën e qeverisë së re është lufta kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe problemet sociale dhe ekonomike që ajo ka shkaktuar.
Duke theksuar rëndësinë e vendimmarjes së bazuar në të dhënat në mes të pandemisë, si dhe dialogun dhe bashkëpunimin mes partnerëve të koalicionit, presidenti theksoi se besimi në institucionet politike, që ka shënuar rënie javëve të fundit, mund të rivendoset.
Me inaugurimin zyrtar të Nehammer-it, vendi i kancelarit ndryshoi duart për të tretën herë në tre muajt e fundit.
I njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj muslimanëve në vend dhe kundër emigracionit, ish-ministri i brendshëm ka tërhequr kritika si nga opozita ashtu edhe nga organizatat joqeveritare.
Ndërkohë, Alexander Schallenberg, i cili u shkarkua nga posti i kancelarit, u rikthye si ministër i Punëve të Jashtme.
Pasi Kurz u largua nga politika javën e kaluar, edhe ministrat e financae dhe arsimit dhanë dorëheqje. Kancelari i atëhershëm, Schallenberg, tha se ai po ashtu është i gatshëm t’ia dorëzojë postin e tij udhëheqësit të ardhshëm të OVP-së.
Ish-kancelarit Kurz duhej të japë dorëheqje më 9 tetor pas përfshirjes së tij në një hetim publik për korrupsion, ryshfet dhe shkelje të besimit.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...