Prej vitit 2017 ka shprehur dëshirën të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kajakut, por ëndrra i është realizuar tek tani, kur Federata e Kajakimit e Kosovës u bë anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare te Kajakimit.
Lorand Gjoshi praktikon sportin e kajakimit në Ivrea të Italisë, ku edhe Jeton.
21-vjeçari, synon të fitojë normën olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024.
“Vitin e ardhshëm fillojë me gara ndërkombëtare, kurse objektivi kryesor është Paris 2024”, thotë Gjoshi në intervistën për Komitetin Olimpik të Kosovës.
Optimist për përfaqësim të denjë të Lorandit në garat ndërkombëtare është edhe kryetari i Federatës për Kajakim të Kosovës, Visar Emini.
Gjatë vizitës së bërë në Kosovë javën e kaluar, Gjoshi dhe Emini janë pritur edhe nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili e përgëzoi garuesin për zgjedhjen dhe i uroi fat dhe suksese.
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...