Kurti vizitoi qytetarët afganë që po qëndrojnë në kampin Bondsteel: Janë mysafirët tanë

16:03 | 6 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka vizituar qytetarët afganë, që po qëndrojnë në kampin Bondsteel.

Kurti tha se është nderë për Kosovën që kishin mundësi t’u ndihmojnë këtyre qytetarëve për të cilët tha se tani janë mysafirët tanë.
“Është nder për neve që kishim mundësi t’i mirëpresim dhe t’u ndihmojmë qytetarëve afganë, të cilët tani janë mysafirët tanë”, tha Kurti, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Zyrtarët e kampit Bondsteel shprehen mirënjohjen e tyre për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në strehimin e qytetarëve të shpërngulur nga konflikti në Afganistan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme