Bora Zemani i kthehet postimeve pas një jave kritike

15:01 | 6 Dhjetor 2021
F.T

Moderatorja, Bora Zemani ka qenë në krye të mediave roze që një kohë të gjatë, për shkak të marrëdhënieve me ish të dashurin e saj, Donald Veshaj.

Pas një jave kritike, Bora i është kthyer postimeve në rrjetin social “Instagram”. Ajo vazhdimisht mori mbështetje nga ndjekësit e saj pas ngjarjeve të fundit të Donaldit me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj.

Të shtunën, Bora reagoi duke kërkuar nga ndjekësit e saj që të mos e ‘kryqëzojnë’ aktorin pasi as ajo nuk po e bënë një gjë të tillë, e që ky ishte postimi i saj i parë lidhur me këtë ngjarje pas gjashtë ditësh.

Ndërsa, ditën e sotme ajo ka publikuar bredhin e stolisur për festat e fundvitit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme