Liverpool dëshiron huazimin e Arthur Melos

13:37 | 6 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Liverpool është i interesuar për një lëvizje huazimi në janar për yllin e Juventusit, Arthur Melo, taksa ai po lufton për rëndësinë në ‘Allianz Stadium’.

“Todofichajes” raporton se braziliani nuk i ka bërë mjaftueshëm përshtypje Juventusit dhe Federico Cherubini tani po kërkon ta shkarkojë atë.

Drejtori i Juventusit e di se do të kishte vështirësi për ta shitur atë në janar dhe tani e ka vënë në dispozicion për lëvizje huazimi.

Liverpool e dëshiron atë dhe i pëlqen ideja për ta marrë në huazim me opsionin e blerjes.

Por, ata nuk janë i vetmi klub që kërkon të nënshkruajë atë me raportin që pretendon se Sevilla do të luftojë klubin anglez për nënshkrimin e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme