Newcastle planifikon ofertë për mbrojtësin e Lille, Sven Botman

13:08 | 6 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Skuadra angleze, Newcastle United është i interesuar për mbrojtësin e Lille, Sven Botman.

Reprezentuesi holandez është shfaqur si objektivi kryesor i janarit për pronarët e rinjë të skuadrës angleze.

Ata planifikojnë shpenzime të mëdha gjatë afatit kalimtar dimëror, derisa qëllimi i tyre kryesor është ta largojnë skuadrën nga zona e rënies nga liga.

Botman tërhoqi interesim të madh nga skuadra e Premier League gjatë verës, pasi ndihmoi Lille për titullin e kampionit për sezonin e kaluar në Ligue 1.

Newcastle pritet të bëjë një ofertë hapëse prej 40 milionë funtash për 21-vjeçarin javën e ardhshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme