Google ADS

Gjakovë, arrestohen 14 persona për organizim të lojërave të fatit

09:51 | 6 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

14 persona janë arrestuar në Gjakovë, si pasojë e organizmit të lojërave të fatit në një lokal.

Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre, pra pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa 13 të tjerët janë liruar.

Po ashtu në lidhje më këtë rast është arrestuar edhe një person tjetër, bashkëpronari i lokalit për organizmin të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, dhe me vendim të prokurorit, personi në fjalë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjakovë, 05.12.2021-01:00. Janë arrestuar 14 të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi  të njëjtit janë takuar në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre,  pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar. Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari kosovar bashkëpronar i lokalit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë./arbresh.info/

Të ngjashme