Google ADS

Ibrakoviq: Nëpërmjet kundërsulmeve vijnë deri te goli dhe që në fund ia dolën

15:58 | 5 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Trajnerit boshnjak, Abdullah Ibrakoviq, ka vlerësuar Dritën si skuadër, ndërsa ka kërkuar nga futbollistët e tij që të jenë më konkret para portës.

Ai ka theksuar se Prishtina është dënuar me një gol nga Drita.

“Drita është një skuadër e fortë dhe luajtën të disiplinuar duke tentuar që nëpërmjet kundërsulmeve të vijë deri te goli dhe që në fund ia doli të bëj gol. Ne nuk kemi ditur t’i shfrytëzojmë rastet tonë dhe jemi dënuar me një gol. Ne duhet të jemi më konkret në rastet që i krijojmë për gol”, ka thënë Ibrakovic.

Prishtina pësoi humbje ndaj Dritës me rezultat 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku golin për gjilanasit e shënoi Marko Simonovski në minutën e 35-të./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme