Google ADS

Vrasja në Gllogjan, Kurti shpreh keqardhje se nuk ka ende të arrestuar

15:43 | 5 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, duke shprehur keqardhje që ende nuk ka të arrestuar, një javë pasi ka ndodhur ky rast tragjik.

Ai tha se sasia e informacionit është rritur për shkak të hetimeve të shtuara dhe me hetuesit më të mirë që ka Republika e Kosovës.

“Më vjen shumë keq që këtë të premte në darkë u bë 1 javë që s’kemi të pandehurin të identifikuar e as të arrestuar, ose të pandehurit. Ishte një vrasje mizore e trefishtë ku një i plagosur apo lënduar kishte fat. Sasia e informacionit me çka kam kuptuar është rritur për shkak të hetimeve të shtuara edhe me hetuesit më të mirë që ka Kosova, mirëpo ende nuk e kemi rezultatin, dhe më vjen keq për këtë gjë”, tha Kurti të dielën në një konferencë për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme