Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë dy vjet që janë bashkë dhe deri tani mes tyre duket se gjithçka ka shkuar mirë.
Mirëpo, një raport i ri thekson se lidhja e tyre është në krizë. Këngëtarja 26-vjeçare nga Kosova dhe modeli amerikan 22-vjeçar, nuk janë parë së bashku në gjashtë javët e fundit, për shkak të agjendave të tyre të ngjeshura në punë.
Sipas një burimi të afërt, çifti hodhi idenë për t’i vënë frenat romancës së tyre muajin e kaluar, pasi udhëtimet dhe qëndrimet e gjata larg njëri-tjetrit po rezultojnë të vështira.
“Lidhja e tyre po kalon një krizë dhe duket se gati është shembur”, ka thënë burimi.
Dua raportohet se kohëve të fundit është e angazhuar në incizimin e albumit të ri, duke lëvizur herë në Londër e herë në Los Anxhelos, derisa Hadid po qëndron më shumë në New York.
Ndërkohë, vëllai më i vogël i motrave Hadid, Gigi e Bella Hadid, kishte shkruar pak kohë më parë në Instagram se është falënderues për të dashurit e tij të cilët “po e lejojnë që të mësohet të jetë i lumtur me veten”.
Dua ka nisur lidhjen me Anwar në qershor të vitit 2019, ndërkohë që këngëtarja e hitit “Levitating”ka deklaruar në një intervistë për “Rolling Stone”se ndihet shumë mirë në këtë lidhje.
Dyshja ende nuk i kanë adresuar thashethemet publikisht, por të dy kanë qenë aktivë në Instagram./metro.uk/arbresh.info/
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...
Itali, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në grevë...
Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, legjitim...