Ngjarjet e fundit që po ndodhin në Kosovë, kanë bërë që të ngritët shqetësim tekë qytetarët.
Sipas tyre vrasjet e fundit po bëjnë që mos të ketë siguri të dilet në vende publike.
Në pyetjen e drejtuar nga Arbresh.info, se sa po ndihen të sigurt në këtë periudhë, disa nga ta kanë shprehur shqetësimin për sigurinë në vende më shumë lëvizje.
Madje sipas tyre, institucionet e vendit do të duhej të shqetësohen nga këto ngjarje dhe të ndërmarrin veprime.
Por ka dhe disa nga ta qe mendojnë që lajmet që po qarkullojnë më media nuk janë dhe krejt të vërteta.
Njëri nga të anketuarit thotë se do të duhej të verifikohen disa lajme dhe mos të bëhet panik pa pasur nevojë.
Kujtojmë se ngjarja e fundit trishtuse ishte ajo e 27 nëntorit ku nga një e shtëna në drejtim të një autobusi në Gllogjan të Deçanit.
Në këtë ngjarje tragjike në natën e 27 tetorit mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës të cilët ishin pasagjer.
Ndonëse kanë kaluar dy javë që nga nata tragjike autori ende është në arrati.
Ditë më parë edhe disa ambasada të vendeve evropiane në Kosovë u kishin bërë thirrje shtetaseve të tyre të shmangin lëvizjen në qendra tregtare gjatë festave të fundvitit./Arbresh.info/
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...