Janë arrestuar dy persona gjatë ditës së djeshme në Gjilan, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Siç njofton policia, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është shoqëruar në polici i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij dhe e nipit të tij, transmeton arbresh.info
Gjatë bastisjes, si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar, dy peshore digjitale, 22 qese substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë në peshë 1 kg e 744.4 gram dhe një veturë.
Pas intervistimit të dy personat janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Shaban e Sami Ukshini, Gjilan, 04.12.2021-14:45. Në bazë të urdhëresë lëshuar nga Gjykata është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij dhe e nipit të tij, të dyshuarit mashkull kosovar ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: dy peshore digjitale, 22 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë në peshë 1 kg e 744.4 gram, dhe një veturë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Ç’është Starlink-u i Elon Muskut dhe si do t’ia ...
Tre gazetarë të vrarë në sulmin izraelit në Libanin jugor
Media britanike “Belfast Telegraph”: Udhëtim përgjatë peizaz...
Rama takon shqiptarët që jetojnë në SHBA të shtunën
Mbahet takimi i dytë ballkanik i oftalmologëve
Rinisin bisedimet për armëpushimin në Gaza, Izraeli dërgon n...