Google ADS

Goditja në tru: Te pacientët është gjetur mungesa e kësaj vitamine

23:27 | 4 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Goditja në tru është një gjendje mjekësore serioze kërcënuese për jetën dhe ndodh kur furnizimi me gjak në një pjesë të trurit ndërpritet.

Ka disa faktorë që mund t’ju vënë në rrezik dhe mungesa e kësaj vitamine mund të jetë një prej tyre, transmeton portal arbresh.info

Për të shmangur këtë sëmundje është e rëndësishme që të mbani një dietë të shëndetsdhme, pasi disa ushqime mund të kenë efekt negative në tru.

Gjithashtu duhet të siguroheni që po konsumoni një dietë të ekuilibruar, për të marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trupit tuaj.

Në të vërtetë, një studim i paraqitur në takimin vjetor të Akademisë Amerikane të Neurologjisë në 2014 zbuloi se 59 për qind e atyre që kishin përjetuar një goditje hemorragjike kishin mungesë të vitaminës C.

Ky grup u krahasua me njerëzit që nuk kishin përjetuar një goditje në tru, të cilët prireshin të kishin nivele normale të vitaminës C.

Ndërkaq, një tjetër studim i kryer në vitin 2012, gjeti gjithashtu se njerëzit me nivel të ulët të vitaminës D kishin një rrezik të lartë të goditjes në tru.

Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut (NHLBI) thotë se ankthi, depresioni dhe nivelet e larta të stresit janë të gjithë faktorë rreziku.

Puna me orë të gjata dhe të mos kesh shumë kontakte me miqtë, familjen ose të tjerët jashtë shtëpisë janë gjithashtu të lidhura me rrezikun më të lartë të goditjes në tru, thonë studiuesit, shkruan express.uk.

Ekzistojnë gjithashtu një sërë faktorësh të tjerë rreziku, duke përfshirë zakonet e jetesës jo të shëndetshme, të tilla si mosmarrja e rregullt e aktivitetit fizik, pirja e alkoolit dhe përdorimi i drogave të paligjshme si kokaina./arbresh.info/

Të ngjashme