Google ADS

Kryesia e re e FC Ferizajt, shlyen borxhet e kryesisë që u largua para disa muajve

23:31 | 4 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Gjithçka po vihet në binarë! Borxhet e vjetra po shlyhen nga kryesia e re në krye me presidentin e klubit të futbollit Ferizaj, Lulzim Abazi.

Abazi kur erdhi në krye të klubit, ka gjetur shumë borxhe që u lanë nga kryesia e larguar para disa muajve.

Burimet e afërta me klubin, tregojnë për gazetën ‘Bota sot’, se gjithçka po normalizohet me ardhjen e Abazit me stafin e tij.

‘Borxhe ka pasur shumë. Kryesia që ishte larguar, iu kishte mbetur borxh futbollistëve’.

Sot, Abazi është takuar me 14 futbollistë dhe kanë arritur marrëveshjen, që borxhi i kryesisë së kaluar përkatësisht të larguar, do të shlyhet deri në fund të vitit. Ky është  një lajm i mirë për futbollistët, të cilët do t’i marrin pagat që u mbetën borxh kryesia e larguar’, tha një burim i afërt me klub.

Cila ishte shifra e gjithë këtij borxhi, nuk jepen detaje.

‘Jo vetëm me këta 14 lojtarë, por kryesia e re ka kryer edhe disa borxhe tjera të disa lojtarëve tjerë, të cilët nuk janë pjesë e klubit. Shumë borxhe ka lënë ajo kryesi e larguar para disa muajve’,thotë më tej burimi i afërt me klub.

Ferizaj përfundoi stinorin vjeshtor në vend të dytë me 24 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.

Me ardhjen e Abazit klubi këndellet dhe e shpëton nga falimentimi, në fakt po shlyhen borxhet.

‘Dje, futbollistët i kanë marrë pagat e nëntorit, ky është edhe një tregues se klubi është kthyer në shembullin më të mirë’, përfundon burimi i afërt me klub.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme