Paris Saint-Germian nuk ka arritur së sigurojë më shumë se një pikë në udhëtim te Lens, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të xhiros së 17-të të Ligue 1.
Pjesa e parë e ndeshjes nuk pati ndonjë zhvillim, andaj edhe shifrat mbetën 0-0.
Në pjesën e dytë, Seko Fofana arriti të kalonte Lens në epërsi, por më shumë ishte meritë e Keylor Navas, pasi portieri nga Kosta Rika nuk e ndali siç duhet goditjen e tij.
Pas këtij goli, mysafirët mondoheshin vazhdimisht të dilnin nga disavantazhi, por këtë gjë e arritën në minutat shtesë të ndeshjes, ku Georginio Wijnaldum shënoi për të barazuar rezultatin.
Pas këtij barazimi, PSG vazhdon kryesimin në renditjen tabelare me 42 pikë të grumbulluara, ndërsa Lens gjendet në vendin e pestë me 27 pikë./Arbresh.info
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...