Kancelarja gjermane Angela Merkel, duke e cilësuar si tinëzar koronavirusin e ri (COVID-19) kërkoi nga populli që virusi të merret seriozisht, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një mesazh javor me video, Merkel vuri në dukje se në valën e katërt të pandemisë së COVID-19 është përjetuar një situatë serioze. “Në disa rajone të vendit tonë kjo situatë mund të shprehet edhe si dramatike”, tha ajo.
Merkel tërhoqi vëmendjen se shërbimet e kujdesit intensiv në spitale janë mbushur, se të sëmurët rëndë janë dërguar në spitalet në rajone të tjera me rrugë ajrore dhe se shumë persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19. “Çdo kush po lë në mënyrë të habitur dhe të pashpresë familjet ose shokët e tyre.
Kjo është shumë e dhimbshme, sepse mund të parandalohet. Ne kemi në dorë çelësin për këtë të cilat janë vaksinat efektive dhe të sigurta”, deklaroi Merkel.
Pasi vuri theksin se COVID-19 është i rrezikshëm, Merkel tha: “Merreni seriozisht këtë virus tinëzar.
Veçanërisht variantin e ri Omicron, sepse duket që është edhe më i transmetueshëm se ato të mëparshmit”.
Ajo i bëri thirrje popullit që të vaksinohet sepse vaksinimi mbron nga përjetimi në mënyrë të rëndë të sëmundjes.
Gjithashtu Merkel ka shprehur falënderime ndaj atyre që zbatojnë masat e COVID-19.
Sipas një deklarate nga Instituti Robert Koch (RKI), në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 64.510 raste të COVID-19. Në këtë mënyrë numri i rasteve të përgjithshëm me COVID-19 në vend ka arritur në 6.116.070 ndërsa numri i rasteve aktive në 955 mijë.
Me 378 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri total i viktimave si pasojë e COVID-19 është rritur në 102.946.
Numri i rasteve të reja në 100 mijë njerëz në javë u përcaktua si 442.7.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës