Google ADS

Kampionët vazhdojnë me fitore

21:29 | 4 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore, duke mundur Kamza Basket me rezultat 89:75, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën Unike.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri prej 12:2, dhe ishin vazhdimisht në epërsi, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 30:21.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 52:29, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 52:30.

Në periudhën e tretë ishte lojë më e barabartë, me mysafirët që ngushtuan shifrat dhe e fituan këtë pjesë 16:24, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 68:54.

10 minutat e fundit ishin tërësisht të barabartë dhe kjo bëri që Ylli të triumfojë me rezultat 89:75.

Golden Eagle Ylli ka katër fitore dhe një humbje, kurse Kamza Basket ka dy fitore dhe tri humbje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme