Google ADS

Alternativa pjesë e Qeveirsë, tregojnë edhe përgjegjësitë që do t’i marrin

21:22 | 4 Dhjetor 2021
V. S.

Zëdhënësi i Alternatiës, Orhan Murtezani në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Kuvendit Qendor së partisë tha se ka pasur debat nëse partia e tyre duhet të përfshihet në qeveri.

“Kuvendi qendror i Alternatiës me shmumicë votash votoi që Alternativa të jetë pjesë e Qeverisë”, tha Murtezani

Ai po ashtu tregoi arsyet pse ata morën këtë vendim, duke nisur nga fillimi i negoaciatave dhe zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe po ashtu qeveria do të kërkojë ndërkombëtar për rastet e dyshuara gjyqësore siç janë rasti Monstra, Almir Aliu, Lagja e Trimave dhe rasti Alfa.

Përgjegjësitë e Alternativës, shtoi Murtezani, do të jenë në shëndetësi, luftës kundër krimit të korrupsionit, mërgatës, kulturës, arsimit dhe sfera tjera./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme