Google ADS

Bayern Munchen arrinë fitore të vështirë kundër Dortmund

20:28 | 4 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Bayern Munchen ka arritur një fitore të vështirë 3-2 kundër Dortmund në kuadër të xhiros së 14-të të Bundesligës.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, që shënuan përmes Julian Brandt në minutën e 5-të.

Por, kundërpërgjigja e bavarezëve ishte e shpejtë, pasi Robert Lewandwoski barazoi rezultatin në minutën e 9-të.

Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, mysafirët shënuan përmes Kingsley Coman, për të shkuar edhe në pushimin e pjesës së parë në epërsi.

Dortmundi arriti të barazoi rezultatin qysh në fillim të pjesës së dytë pastaj përmes Erling Haaland.

Ndërsa, për rezultatin përfundimtar u përkujdes, Robert Lewandowski i cili shënoi nga penallti në minutën e 77-të për rezultatin 3-2.

Pas kësaj fitore, Bayern vazhdon kryesimin në renditjen tabelare të Bundesligës me 34 pikë, duke krijuar diferencë prej katër pikësh me Dortmundin e cila gjendet në vendin e dytë./Arbresh.info

Të ngjashme